1 perditesime
Kronikë e zezë

Vdiq në QKUK 35-vjeçarja që ra nga ndërtesa në Mitrovicë

Vdiq në QKUK 35-vjeçarja që ra nga ndërtesa në Mitrovicë
Foto ilustrim
20:54

Vdiq në QKUK 35-vjeçarja që ra nga ndërtesa në Mitrovicë

Gruaja e cila ka rënë nga në ndërtesë në Mitrovicë të mërkurën, ka vdekur pas disa orësh.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për KOHËN se lajmin për vdekjen e 35-vjeçares e kanë marrë nga Qendra Klinike Universitare të Kosovës, rreth katër orë pas raportimit për rënien e saj nga lartësia.

“Sot, rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën ‘Nexhip Dragaj’ në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese ka pësuar lëndime trupore viktima rreth 35 vjeçare, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa në ora 18:00, nga QKUK në Prishtinë është raportuar se viktima ka vdekur”, ka thënë Zahiti.

Ai më tej ka thënë se me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Zahiti shtoi se hetuesit policorë kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

17:15

Një grua lëndohet pasi ra nga një ndërtesë në Mitrovicë

Një grua dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë të mërkurën në Mitrovicë, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se si pasojë e plagëve të marra, viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00, është raportuar se si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese ka pësuar lëndime trupore viktima femër, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Ai shtoi se hetuesit policorë kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.