Kronikë e zezë

Një i vdekur nga aksidenti në Drenas

 

Një person ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës pas një aksidenti mes dy veturave në Drenas, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, viktima kishte humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë shoferi tjetër është dërguar për tretman mjekësor.