Kronikë e zezë

Mbrojtja kërkon nga Apeli zbutje të dënimit ndaj burrit që me sëpatë tentoi ta vriste vëllanë

 

Në Gjykatën e Apelit të martën është shqyrtuar ankesa e avokates së të akuzuarit B.M., Edona Sahatçiu- Gora, e cila ka kërkuar që të dënuarit me tetë vite burgim për tentim vrasje të vëllait A.M., t’i zbutet dënimi. Edhe i dëmtuari A.M., kërkoi dënim më të butë, me kusht ose kthim të lëndës në rigjykim, pasi tha se janë pajtuar me vëllanë dhe ia ka falur.

Gjykata Themelore në Pejë, në dhjetor të vitit 2022 ka shpallur aktgjykim dënues ndaj B.M. duke e dënuar me 8 vite burgim për tentim vrasje të vëllait të tij me sëpatë e thikë.