Kronikë e zezë

Arrestohen 12 persona për “trafikim me njerëz” e “prostitucion”

Foto: Policia e Kosovës / screenshot
 

Në gjashtë operacione policore të ndara këtë javë, janë arrestuar 12 persona të dyshuar për “trafikim me njerëz”, “mundësim apo detyrim në prostitucion” dhe vepra të tjera që ndërlidhen me trafikimin, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një komunikatë për media të mërkurën. Sipas njoftimit, është identifikuar një viktimë e trafikimit dhe dy viktima të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijës.

Personat e arrestuar janë: A.Th., (viti i lindjes 1978, mashkull kosovar); A. Xh., (viti i lindjes 1997, femër kosovare); E. M., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar); F. H., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); D. I., (viti i lindjes 1991, femër kosovare); J. H., (viti i lindjes 1994, femër kosovare); Sh. I., (viti i lindjes 1981, femër kosovare); Gj. G., (viti i lindjes 1993, femër kosovare); M. Th., (viti i lindjes 2000, femër kosovare); A. B., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar); J. J., (viti i lindjes 1991, femër kosovare) dhe Q. H., (viti i lindjes 1963, mashkull kosovar).