Një person është therur me thikë në fshatin Polac, Skenderaj, të premten.
Viktima është dërguan në QKUK që të trajtohet.
Ngjarja ka filluar me një zënkë me një person tjetër i cili është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me një mjet të mbrehtë- thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK Prishtinë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.