77-vjeçari në Prizren u gjet i vdekur në një motel

77-vjeçari në Prizren u gjet i vdekur në një motel
Personi që është gjetur i vdekur të shtunën në Prizren është një 77-vjeçar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se viktima ka vdekur në një motel brenda kësaj komune.
“Dje rreth orës 11:36 policia është njoftuar nga një punëtore e njërit nga motelet se një klient është gjetur i vdekur në njërën nga dhomat. Policia së bashku me prokurorin kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është bërë ekzaminimi dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Viktima është 77 vjeçar dhe është nga Prizreni”, tha Bytyqi.
Bazuar në ekzaminimet e para, Bytyqi ka thënë se viktima nuk ka pasur shenja dhune në trupin e tij.
Një person gjendet i vdekur në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete të dielën në Prizren.
Policia ka njoftuar të hënën se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Një muaj paraburgim personit që ia vodhi telefonin një fëmije duke e kërcënuar

Vetëdorëzohet i dyshuari për tentimvrasjen në Ferizaj

Arrestohet një person, Policia i gjen plot narkotikë e një armë

Kërkohet paraburgimi i avokatit që dyshohet se ia mori 8000 euro një pale

Një muaj paraburgim ndaj kosovarit që dyshohet se rrahu e dhunoi gruan në Slloveni

Shpërthim në Mitrovicën Jugore, dyshohet se u hodh granatë dore

Operacion i madh policor, 5 persona kontrabanduan e shitën mjaltë të dëmshme për shëndetin

Arrestohen dy shtetas turq, zihen në Aeroportin e Prishtinës me dokumente të falsifikuara

Arrestohet i dyshuari që sulmoi policët në Klinë

Vdiq një grua në Mitrovicë, ra në pus

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e parave nga kompleksi i Teqesë së Madhe në Gjakovë
