Kronikë e zezë

Ndalohet furgoni në Leposaviq, iu gjetën dy dhi e 21 keca pa dokumente

Foto: Ilustrim
 

Një rast i dyshimtë për kontrabandim me mallra është iniciuar të martën në fshatin Bistricë të Leposaviqit, pasi në një furgon të ndalur nga Policia janë gjetur dy dhi e 21 keca pa dokumente përcjellëse.

Siç ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh të mërkurën, kombi me kafshët është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicën e Jugut për procedim të mëtejmë.