Prishtinë, shtetasja gjermane raporton se mori një letër kërcënuese
Një shtetase e Gjermanisë në Prishtinë ka raportuar se ka marrë një letër me përmbajtje kërcënuese.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka iniciuar rast për “kanosje”. Rasti po hetohet.
“Rr. UÇK, Prishtinë 16.03.2023-NN. Ankuesja femër shtetase e Gjermanisë ka deklaruar se i kishte ardhur një letër me përmbajtje kërcënuese. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.