Viti, lirohet në procedurë një person që sulmoi fizikisht nënën, motrën dhe bashkëshorten
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Viti nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nënën, motrën dhe bashkëshorten e tij.
Policia në raportin e saj ka bërë të ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, nëna dhe motra janë dërguar në strehimore.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Viti 21.03.2023-18:40. Pas një mosmarrëveshje në familje i dyshuari mashkull kosovar i ka sulmuar fizikisht tri viktimat femra kosovare (nënën, motrën dhe bashkëshorten e tij). Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, nëna dhe motra janë dërguar në strehimore, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.