Kronikë e zezë

Arrestohet në Pejë prindi që kanosi drejtorin e shkollës pasi iu suspenduan dy fëmijët

 

Një person është arrestuar të martën në fshatin Kryshec të Pejës pasi ka kanosur drejtorin e shkollës së fshatit, pasi i ishin suspenduar dy fëmijët nga procesi mësimor, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një njoftim për media të mërkurën.

Sipas njoftimit, Policia fillimisht është njoftuar në mëngjes se në shkollën fillore të këtij fshati ka ndodhur një incident.