Kronikë e zezë

I kërkuari për kontrabandë kapet duke kryer të njëjtën vepër

 

Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar një person i cili po kërkohej për kontrabandë në Mjak të Vitisë. Ai u arrestua gjersa u kap duke kryer po të njëjtën vepër.

Sipas njoftimit të Policisë, të mërkurën, rreth orës 07:00, Policia Kufitare kanë ndaluar një automjet transportues në Mjak të Vitisë, me drejtues dhe pasagjer, dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë legjitimimit të tyre ka rezultuar se i dyshuari, drejtuesi i mjetit, me iniciale I. M., viti i lindjes 1993, kishte urdhërarrest aktiv të lëshuar nga gjykata kompetente.