Një person është plagosur me armë zjarri të dielën në Hajvali të Prishtinës, njoftoi Policia e Kosovës për KOHËN.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në orën 17:00, e i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.
I dyshuari ende s’është arrestuar.
“Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar (i identifikuar nga ana a policisë) si dhe sqarimin të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, tha zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.