Gjendet i vdekur një i moshuar në Vushtrri, ende s’është identifikuar
Një person është gjetur i vdekur të martën në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë, njoftoi për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai njoftoi se trupi i pajetë s’është identifikuar, por është i gjinisë mashkullore dhe i moshës së shtyrë.
“Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, njoftoi ai.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.