Kronikë e zezë

Apeli kthen në rigjykim rastin e ish-gjyqtarit Kolë Puka për shpëlarje parash

 

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Kolë Puka, avokatit Veton Puka, duke anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, dhe e ka kthyer çështjen penale në rigjykim dhe vendosje.

Ndryshe, më 24 tetor 2022 Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-gjyqtarit Kolë Puka, i akuzuar për shpëlarje parash, duke e dënuar me dënim unik prej 10 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë.