Kronikë e zezë

30 ditë paraburgim policit të dyshuar për plagosjen në veri

 

Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh policit të dyshuar për plagosjen në veri të vendit, ditë më parë. Ndaj tre policëve të tjerë të përfshirë në rast u caktua masa e arrestit shtëpiak, ka shkruar të enjten “Betimi për Drejtësi”.

Polici K.P. dyshohet për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “manipulim me prova”. Tre policët tjerë, S.U., F.M., dhe M.M. dyshohen për “moslajmërim të veprës penale”.