Të paktën 10 persona janë shoqëruar në Polici të mërkurën mbrëma pas një aksioni të ndërmarrë kundër përdoruesve të drogës në Prishtinë.
Ky aksion është zhvilluar në rrugën “Tahir Zajmi” rreth orës 18:30, ka bërë të ditur zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha.
“Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në Rr. ‘Tahir Zajmi’ në Prishtinë, në lokacionin ku po qëndrojnë disa persona, dyshohet se po përdoreshin substanca të dyshuara narkotike. Menjëherë janë angazhuar njësitet policore për të verifikuar informacionin dhe kanë arrit në lokacion. Me asistimin e njësiteve edhe nga stacionet/njësitet tjera, 10 persona të dyshuar janë shoqëruar në polici”, ka bërë të ditur Hoxha.
Ai më tej theksoi se deri në këto momente, nuk ka informacione tjera për këtë rast.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.