Tre persona janë raportuar si të zhdukur në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.
Për dy prej tyre raportohet se janë zhdukur që prej 12 ditësh.
Në Rahovec, është raportuar se që prej 17 prillit një burrë ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e tij.
Në Ferizaj, një grua është raportuar e zhdukur qysh nga 16 prilli. Edhe për të është thënë nga ankuesi se ka dalë nga shtëpia dhe më nuk dihet vendndodhja e saj.
Kurse, në Podujevë ankuesi ka thënë në polici se viktima grua ka dalë nga shtëpia të enjten dhe s’është kthyer.