Kronikë e zezë

Iniciohet hetim për dy persona që vdiqën të dielën në Kosovë

 

Policia e Kosovës njoftoi se dy persona kanë vdekur të dielën, derisa janë iniciuar raste si “hetim i vdekjes”. Njëri rast ka ndodhur në Istog, ku një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi viktima mashkull ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe një autoambulancë, ku është konstatuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, e rasti po trajtohet.