Kronikë e zezë

Katër të akuzuar për mashtrim me kriptovaluta, përfituan jashtëligjshëm 304 mijë euro

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katër pesonave për mashtrim në investim në kriptovalua.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Prokurori i Shtetit, pas zgjerimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, hetimit financiar dhe ekspertizës financiare ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve F.C., R.S., L.G. dhe E.S.. Ata akuzohen për veprat penale “Mashtrimi”, nga neni 323, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenet 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikë ssë Kosovës (KPRK) dhe “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307, paragrafi 1 të KPRK-së.