Kronikë e zezë

Grabitje në një market në Gjakovë

 

Një grua ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një market në Gjakovë, dy persona të maskuar e nën kërcënim të armës ia kanë grabitur asaj një shumë të hollash.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së dielës. Policia ka nisur hetimet.