Kronikë e zezë

Arrestohet ish-zyrtari komunal në Gjakovë, dyshohet se regjistroi kundërligjshëm një shtetas të Shqipërisë

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një ish-zyrtar të gjendjes civile në Komunën e Gjakovës, nën dyshimin se ai e ka regjistruar kundërligjshëm një shtetas të Shqipërisë.

Shtetasi i Shqipërisë, J.S. ka pasur mospërputhje të dhënave personale të regjistruara në sistem me atë të certifikatës së kurorëzimit nga Republika e Shqipërisë.