Mësimdhënësi nga Prizreni sulmon nxënësin, intervistohet e më pas lirohet
Policia e Kosovës njoftoi se një mësimdhënës në fshatin Mamushë të Prizrenit, ka sulmuar fizikisht një nxënës të martën.
Në raportin policor thuhet se rastin e ka lajmëruar prindi i fëmijës, ndërsa mësimdhënësi është intervistuar me vendim të prokurorit, e më pas është liruar.
Rasti është iniciuar si “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
“Fsh. Mamushë, Prizren 30.05.2023 - 15:10. Më 31.05.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se fëmija i tij, derisa ka qenë në shkollë, është sulmuar fizikisht nga mësimdhënësi i tij i dyshuari mashkull kosovar i cili është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.