Kronikë e zezë

Policia: Sulmuesit në Mitrovicë të Veriut ishin të organizuar

Foto: Policia e Kosovës (PK)
 

Policia e Kosovës njoftoi se të dyshuarit që i sulmuan dy persona në Mitrovicë të Veriut ishin të maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer.

Në një komunikatë për media, Policia tha se ka intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të ndryshme të qytetit të Mitrovicës në veri. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.