Një person është gjetur pa shenja jete të enjten në shtëpinë e tij, në Pejë.
Trupi u dërgua për obduksion, kurse rasti u iniciua si "hetim i vdekjes".
“Njësitet relevante policore dhe një ekipe e mjekëve kanë dal në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, ka informuar Policia.