Kronikë e zezë

Plagoset me armë zjarri një person në Podujevë

Foto: Koha / ilustrim
Foto: Ilustrim/KOHA
 

Një person në Podujevë është plagosur me armë zjarri në orët e hershme të së shtunës.

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar se viktima ishte dërguar në QKUK në Prishtinë, ndërsa kishte plagë nga arma e zjarrit. Dy persona dyshohen për plagosjen e tij, ndërsa ata gjenden në arrati. Rasti është cilësuar “vrasje në tentativë”. Në vendin e ngjarjes janë gjetur një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe 7.1 gramë marihuanë.