Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar një aksion të gjerë për parandalimin e kontrabandimit të mallrave dhe veprave të tjera kriminale.
Sipas njoftimit të Policisë aksioni është duke u zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kufitare në disa lokacione dhe rajone të ndryshme.
“Policia e Kosovës, në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare nën asistimin e njësiteve relevante policore, është duke e realizuar një operacion të gjerë policor i cili përfshinë disa lokacione në rajone të ndryshme. Operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të mallrave dhe veprave tjera kriminale. Në këtë operacion po bashkëpunohet me institucionet tjera relevante, ku pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet”, thuhet në njoftimin e Policisë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.