Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgimi i avokatit që dyshohet se ia mori 8000 euro një pale

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar masë të paraburgimit ndaj avokatit H.J., për shkak se dyshohet për “ushtrim të ndikimit”.

Të enjten ai ishte arrestuar pasi dyshohej se i njëjti në cilësinë e avokatit mbrojtës të një pale ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8000 euro nga një palë në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, me premtimin që këto para t’ia jap kolegjit të gjyqtarëve, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrin vendim në favor të palës së mbrojtur nga i pandehuri.