Arrestohet një person, Policia i gjen plot narkotikë e një armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Policia ka bastisur dy lokacione dhe aty ka gjetur e sekuestruar: një kavanoz qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 10 gramë; dy rollne; dy mulli për bluarje; një pako me rizlla; një pushkë ajrore; një kuti metali me fishekë; një kavanoz qelqi me 27 qese të ndara, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë totale 18.36 gramë; një peshore digjitale; një palë gërshërë dhe foli najloni; një DVR; një motoçikletë; një telefon mobil.
