Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit M.E., i cili në bashkëkryerje ka grabitur një fëmijë.
Siç ka sqaruar gjykata lidhur me rastin, M.E., dhe një person tjetër duke kanosur një fëmijë e kishin detyruar t’i nxirrte gjërat nga xhepi e më pas ia kishin marrë telefonin.
“I pandehuri më 7 prill 2023, në një rrugë të qytetit të Ferizajt, me dashje dhe me përgatitje paraprake, së bashku edhe me të dyshuarin S.A., i cili akoma gjendet në arrati, me qëllim të përfitimi të kundërligjshëm pasuror për vete, kanë kryer grabitje në dëm të dëmtuarit – fëmijës A.M., në atë mënyrë që me përdorimin e forcës dhe kanosjes serioze për ta sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, fillimisht e detyrojnë të dëmtuarin që t`i nxjerrë të gjitha gjërat nga xhepat, më pastaj i pandehuri M., e godet një herë me grusht në gjoks, ia merr një telefon në vlerë prej 120 euro dhe e detyron që t`ia tregoj edhe passwordin e telefonit, duke i shkaktuar kështu dëm material në shumë prej njëqind e njëzet 120 euro”, thuhet në komunikatën e gjykatës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.