Kronikë e zezë

Sekuestrohen 11 pajisje për prodhim të kriptovalutave në Zubin-Potok

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar 11 pajisje për prodhim të kriptovalutave të shtunën në fshatin Uglar në Zubin-Potok.

Policia ka thënë se kishte marrë informata se në këtë fshat disa herë ka pasur probleme me energji eletrike dhe se qytetarëve po u dëmtohen pajisjet elektrike shtëpiake e po ka zhurmë.