Kronikë e zezë

Dy të plagosur në Pejë, për rastin arrestohet një person e një gjendet në arrati

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për vrasje në tentativë në Pejë, ndërsa një tjetër person i dyshuar për këtë rast thuhet se ndodhet në arrati.

Në njoftimin e Policisë thuhet se më datë 13 qershor 2023 rreth orës 23:10, Policia është informuar se në rrugën “Ali Pashë Gucija” në Pejë ka të shtëna me armë zjarri.