Dyshohet se u hodh nga ballkoni i shtëpisë, vdiq një person në Pejë
Foto ilustrim
Një person ka vdekur pasi dyshohet se është hedhur nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë së tij të premten në fshatin Rashiq të Pejës.
Siç ka bërë të ditur Policia të shtunën, dyshimet se është hedhur nga lartësia i kanë shprehur bashkëshortja, djali dhe një kushëri i viktimës, të cilët kanë thënë se kohëve të fundit ka vuajtur nga depresioni.
Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ku mjeku përgjegjës e ka konstatuar vdekjen e tij.
Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.