Kronikë e zezë

I akuzuari për vrasjen e dy policëve thotë se AKI-ja tentoi ta vriste në burg

 

I akuzuari për vrasjen e dy policëve më 2004, Bedri Krasniqi pretendon se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte tentuar ta vriste derisa ishte në burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz. Këtë pretendim Krasniqi e ka dhënë në kohën kur po jepte deklaratën e mbrojtjes të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë në shqyrtimin gjyqësor në çështjen penale ndaj tij dhe Alban Dezadri që ngarkohen për vrasjen e dy policëve.

I akuzuari Krasniqi ka thënë se për përfshirjen e AKI-së në rastin e tij ka edhe prova e fakte, por se “ato janë fshehur qëllimisht”, raporton “Betimi për Drejtësi”.