Kronikë e zezë

Një vdekje e dyshimtë në Podujevë e një në Klinë

 

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy vdekje të dyshimta që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. 
Njëri rast thuhet se ka ndodhur në Podujevë. Përveç hetimit të vdekjes në këtë rast Policia është duke hetuar edhe për veprën penale mosdhënie e ndihmës së parë mjekësore.  
“Podujevë, 28.08.2023-16:48. Lidhur me rastin njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, derisa në konsultim me prokurorin kompetent janë iniciuar rastet e lartcekura”, thuhet në raportin e Policisë.   
Gjithashtu Policia ka njoftuar se është duke e hetuar edhe rastin e vdekjes së një gruaje në Klinë. 
“Klinë, 28.08.2023 – 09:18. Është raportuar se në një banesë një person dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë policore së bashku me njësitin e Qendrës se Mjekësisë Familjare kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima femër kosovare është pa shenja jete.  Në vendin e ngjarjes po ashtu ka dal edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.