Kronikë e zezë

Policia nis hetimet për vdekjen e tre personave gjatë ditëve të fundit

 

Policia e Kosovës i ka iniciuar dy raste si “hetim i vdekjes”, për dy persona që kanë vdekur më 2 dhe 3 shtator, e një e ka iniciuar si “vdekje e dyshimtë” në Kamenicë.

Njëri rast është regjistruar në Podujevë, ku një person i gjinisë mashkullore ka vdekur derisa po trajtohej në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës (QKUK).