Kronikë e zezë

Vritet një person në Podujevë, një tjetër i plagosur

 

Një person është vrarë të hënën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, e një tjetër ka mbetur i plagosur, njoftoi Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur rreth orës 12:30, ku është raportuar për gjuajtje me armë zjarri. KOHA ka mësuar se i vrari është rreth 30-vjeçar, e e plagosura është bashkëshortja e viktimës.