Kronikë e zezë

Policia nis hetimet për dy vdekje gjatë 24 orëve të fundit

 

Policia e Kosovës ka nisur hetim për dy raste të vdekjes, një në Suharekë e tjetri në Viti. Në Suharekë një person ka humbur kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe është rrokullisur. Viktima është dërguar në emergjencë në Suharekë, e nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.