Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar për shantazh ndaj një gruaje në Gjilan

 

Një grua në Gjilan ka njoftuar se është duke u shantazhuar nga disa persona në rrjetet sociale për publikimin e disa videove të saj me përmbajtje intime.

Sipas raportit policor, nga njësitë relevante janë ndërmarrë veprime hetimore për t’i identifikuar personat e dyshuar dhe të premten është arrestuar njëri nga ta.