Kronikë e zezë

Sulmohet me thikë një i mitur në Prishtinë

 

Një i mitur në Prishtinë ka raportuar në Polici se është sulmuar me thikë nga disa të dyshuar.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh, pas veprimeve hetimore është identifikuar një i dyshuar dhe është arrestuar. I njëjti është i mitur gjithashtu.