Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e një gruaje nga Klina, që është raportuar me zhdukur.
Sipas njoftimit, Drita Colaj, 47-vjeçare, është e lindur më 4 janar 1976 me adresë në fshatin Zllakuqan.
“Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftimin policor.
Policia ka njoftuar qytetarët se nëse kanë informacion për të zhdukurën të lajmërojnë në telefonin policor ose në stacionin më të afërt policor.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.