Kronikë e zezë

Konfiskohen mbi 2 mijë kilogramë duhan në Zubin Potok

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë konfiskuar të hënën mbi 2000 kilogramë duhan në fshatin Ulgare, të Zubin-Potokut.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se duhani i konfiskuar është dërguar në Doganë për procedura të mëtutjeshme.