Kronikë e zezë

Alarm i rremë për bombë në një diskotekë të Prishtinës

Foto ilustrim
 

Një alarm i rrejshëm për bombë është dhënë gjatë orëve të para të së martës në një lokal në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se pas veprimeve operative të ndërmarra nga njësitet e saj në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se informatat kanë dalë të rrejshme.