Kronikë e zezë

Arrestohet zyrtari policor në Gjakovë, nën dyshimin për dhunim

Foto ilustrim
 

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është arrestuar të martën një zyrtar policor në Gjakovë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmim” dhe “Dhunim”.

Sipas njoftimit të IPK-së, ky institucion ka pranuar informacione dy ditë më parë nga Policia dhe ankuesja, e cila e ka denoncuar rastin për të cilin ky zyrtar policor dyshohet se ka kryer veprime të kundërligjshme.