Kronikë e zezë

Një person sulmohet dhe grabitet nga dy të armatosur në Vushtrri

Prishtinasit i vidhet nga vetura çanta me 8.000 euro
Foto ilustrim
 

Një person dyshohet se është sulmuar dhe grabitur nga dy të armatosur dhe të maskuar të dielën mbrëma në Vushtrri.

Policia ka njoftuar të hënën se viktima është sulmuar fizikisht dhe i është marrë telefoni celular e kuleta në të cilën ka pasur dokumente personale dhe para të gatshme.