Kronikë e zezë

Policia konfiskon uniforma ushtarake në një shtëpi të pabanuar në veri

 

Policia e Kosovës të mërkurën ka konfiskuar lloje të ndryshme të uniformave ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Mitrovicë të Veriut.

Në raportin 24-orësh, Policia ka thënë se ka konfiskuar një këmishë policore, tre palë pantallona ngjyrë të gjelbër ushtarake, pesë këmisha ushtarake, dy çanta të vogla dore, një palë pranga të plastikës dhe një shok bombë.