Kronikë e zezë

Një kosovar e një shqiptar në mesin e tri viktimave në aksidentin në Venecia

 

Një aksident tragjik me tre të vdekur ka ndodhur në orët e para të së premtes në Portogruaro të Venecias, ku dy nga viktimat janë shqiptarë.

Vetura e drejtuar nga kosovari A.H. i cili mbeti i vdekur, ra në një kanal të Portogruaro. Nga ky aksident humbi jetën edhe shqiptarj E.Gj, 26 vjeç dhe italianja, G.T, 20-vjeçare, e cila thuhet se ishte e fejuara e kosovarit A.H., shkruajnë mediat italiane.