Kronikë e zezë

Prokuroria propozon masë korrektuese për 16-vjeçarin që planifikoi sulm terrorist në Pejë

 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka propozuar shqiptimin e masës institucionale edukative ndaj 16-vjeçarit, B.M, që dyshohet se kishte përgatitur një sulm ndaj disa nxënësve të një shkolle të mesme në Pejë.

Sipas propozimit të Prokurorisë, i dyshuari do të dërgohet në institucionin edukativo-korrektues për shkak të veprës penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’.