Kronikë e zezë

Arrestohet edhe i dyshuari i katërt për vrasjen e Liridona Ademajt

FOTO: Liridona Ademaj (në të majtë) dhe (në të djathtë) Naim Murseli
 

Prokuroria Themelore në Prishtinë të shtunën ka konfirmuar se është arrestuar edhe personi i katërt që dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor në periferi të Prishtinës.

Sipas Prokurorisë, ai po dyshohet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.