Kronikë e zezë

Të burgosurit tentojnë ta sulmojnë Granit Plavën në Burgun e Dyzit

Foto: KOHA
 

Të burgosurit që po qëndrojnë në të njëjtin burg me të dyshuarin për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor në Prishtinë, Granit Plava, kanë tentuar ta sulmojnë atë, ka bërë të ditur për KOHËN drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.

Ai ka thënë se stafi i shërbimit korrektues në Dyz ka arritur ta parandalojë rrahjen me anë të reagimit të tyre të shpejtë.