Kronikë e zezë

Ndalohen dy persona për tentim vrasje në Pejë, njëri i mitur

 

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona që dyshohet se kanë kryer veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”, në rrugën Pejë-Rozhajë.

Prokuroria Themelore në Pejë i ka thënë KOHËS se njëri prej të ndaluarve është i mitur. Ai është ndaluar për 24 orë, e personi tjetër për 48 orë.